Shqipet në Steemit dhe në pergjithësi,
Këtu unë dua t'ju prezantoj për Fundition - Platforma e parë e decentralizuar që jellë risi në Industrin e Crowdfundingut (metodë finansimi).
Për Fundition dhe kontributin tonë në komunitet
Fundition është një platformë e gjeneratës së ardhshme, e decentralizuar, për bashëpunime një-në-një, e ndërtuar mbi Steem Blockchain. E cila synon të zëvendësojë modele ekzistuese, të vjetra dhe të centralizuara si Kickstarter, GoFundMe, Indiegogo dhe Patreon; duke ofruar një zgjidhje të vlefshme për të lidhur Krijuesit me Përkrahësit me mendime të ngjashme.
Interesi ynë është në shkallëzimin e komunitetit po ashtu dhe vlerës së Steem dhe platformat tjera në Steem Blockchain.
BLOCKCHAIN
Për shkak të besueshmërisë, pandryshueshmërisë dhe arkitekturës së saj dhe të dhënave superiore - teknologjia "Blockchain" tashmë është duke u bërë kudo në të gjithë sektorët. Megjithatë, Blockchain është komplekse për individët jo-teknikë. Fundition është një platformë e decentralizuar për Crowdfunding (një metodë e financimit) që do të lejojë përdoruesit e zakonshëm (pa dijeninë për blockchain ose cryptocurrency - kriptovaluta) për të filluar përdorimin e teknologjisë së ankoruar të blockchainit për të marrë dhe dhënë fonde duke përdorur kryptovaluta, në mbështetje të Themeluesve pa asnjë tarifë. Përdoruesit (Themeluesit ose Mbështetësit) mund të zgjedhin që të mos mësojnë kurrë rreth blockchain ose kriptovalutave, thjesht duke ndjekur udhëzimet për konvertimin e të ardhurave të tyre në "Fiat" ose mund të zgjedhin të mësojnë (si pjesë e platformës) si të flasin dhe të përdorin këtë avantazh të teknologjisë në mënyra të reja.
ÇFARË ËSHTË STEEM?
Steem (http://steem.io) është një platformë shpërblimi me bazë blockchain, mbi të cilën përdoruesit janë në gjendje të monetizojnë përmbajtjen e tyre dhe të rrisin komunitetin e tyre. Steem gjithashtu është "blockchain" i gjeneratës së ardhshme, i dizajnuar në mënyrë unike për të zbatuar aplikacione në "real-time" me transaksione të menjëhershme dhe pa pagesë. Steem është testuar me sukses që nga viti 2016 dhe ka aftësinë apo kapacitet për të përpunuar më shumë transaksione në sekondë sesa kombinimi i Bitcoin dhe Ethereum.
PËRFITIMET NË FUNDITION?
Themeluesit dhe Përkrahësit (mbështetësit) përfitojnë shumë nga Fundition. Përkrahësit kanë një marrëdhënie një-në-një me Themeluesin, dhe ata shpërblehen në dy mënyra duke u dhënë projekteve. Së pari, ata marrin shpërblime nga Themeluesi, dhe së dyti, ata marrin shpërblime (në HeartPower) për çdo kontribut, sado i vogël. Themeluesit përfitojnë nga marrja e kontributeve direkt, pa tarifë, nga Përkrahësit. Dhe Themeluesit gjithashtu marrin shpërblime të vazhdueshme (në Hearts dhe HeartPower) për përmbajtjen, përditësimet dhe shpërndarjet përfundimtare.
AVANTAZHET E FUNDITION - KRAHASUAR ME PLATFORMAT TJERA
- Asnjë ndërmjetës që ndan Themeluesit (ose Bashkëpunëtorët) nga Përkrahësit
- Një mënyrë krejtësisht e lirë për të mbështetur projektet e Themeluesve
- Nuk ka tarifa për Themeluesit (për mbajtës llogarie të Steem) kundrejt pagesave 5-15% në platforma të tjera
- Nuk ka tarifa për Përkrahësit (për mbajtës llogarie të Steem) kundrejt 3 +% tarifat në platforma të tjera
- Investimi në HeartPower do të japë mbështetje të vazhdueshme për Themeluesit gjatë një periudhe të zgjatur (deri sa të bëhet anulimi)
Bashkangjitu me ne në Fundition